Ballina Bota

TURQI – Erdogan propozon tregti pa dollarin amerikan

STAMBOLL, 3 shtator /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan propozoi shqyrtimin e alternativës për tregti me valuta vendase duke thënë se varësia ndaj dollarit amerikan ka filluar të bëhet pengesë.

“Varësia e tregtisë ndërkombëtare ndaj dollarit amerikan ka filluar të bëhet pengesë përballë nesh, prandaj ne propozojmë të fokusohemi mbi alternativën e bërjes tregti me valutat tona”, tha Erdogan në Samitin e 6-të të Këshillit Turkik në Kirgistan.

“Disa vende përpiqen t’i nxjerrin në plan të parë kërcënimet, shtypjet dhe shantazhin, në vend të diplomacisë, dialogut dhe multilateralizmit në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare. Si pasojë e metodave si kufizimet tregtare, tarifat doganore dhe sanksionet, marrëveshjet që janë vepër e shumë viteve mund të bëhen të pakuptimta për një çast”, tha presidenti turk.

Erdogan theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbrojë dialogun, diplomacinë dhe drejtësinë në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar./  /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUrdhri i ministres Nikolla: Jo më celularë në shkolla
Artikulli tjetërLibrat falas, Rama: Në fund të mandatit përfiton gjithë arsimi i detyruar