Ballina Bota

JAPONI – ”Toyota” investon për makinat pa drejtues

TOKIO, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Kompania e njohur japoneze e makinave ”Toyota Motor” tha sot se do të investonte 500 milionë dollarë për makinat pa shoferë, pasi ra dakord me kompaninë e udhëtimeve ”Uber”.

”Toyota” dhe ”Uber” do të integrojnë teknologjinë e vetëngarjes dhe do të fillojnë pilotimin e programit në rrjetin e shpërndarjes së makinave të kompanisë amerikane në vitin 2021.

”Automjetet mund të jenë në pronësi dhe operuar nga operatorët e flotës autonome të një pale të tretë”, thanë kompanitë.

”Këto marrëveshje shënojnë një hap të rëndesishëm në transformimin e shoqërisë sonë”, theksoi zëvendëspresidenti ekzekutiv i ”Toyota”-s, Shigeki Tomoyama.

Investimi i ”Toyota”-s vjen pasi banka japoneze, SoftBank mori 15% të aksioneve të kompanisë ”Uber” për 7,7 miliardë dollarë në janar, duke u bërë aksioneri kryesor në kompaninë amerikane./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRonaldo, gati të bëhet aksioner te klubi i njohur në La Liga
Artikulli tjetërKukës, 139 konflikte më pak në shtatë muajt e parë të këtij viti