Ronaldo, gati të bëhet aksioner te klubi i njohur në La Liga

TIRANË, 28 Gusht /ATSH/ -Ronaldo është i gatshëm të rikthehet në La Liga. Jo më si futbollist, por tani në një rol të ri.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se ambasadori i Real Madridit pritet të bëhet aksioner te skuadra rivale nga La Liga, Real Valladolid.

Ronaldo mund të blejë aksione në Valladolid për një shifër prej rreth 30 milionë euro.

Kurse, Carlos Suarez pritet të vazhdojë në rolin e presidentit ekzekutiv.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.