Ballina Lajme nga Vendi

Turistët rusë magjepsen nga bukuria dhe historia e Krujës

TIRANË,27 gusht /ATSH/ – Kruja është një nga qytetet me historinë më të ndritur, më të mirë dhe më të dokumentuar se të gjithë qytetet e tjerë shqiptarë, çka e bën atë një “kryeqytet” të vërtetë historik.

Historia e këtij  qyteti të lashtë na bën të ndihemi krenarë sa herë që e vizitojmë. Në një farë mënyre Kruja është  “oda shqiptare e pritjes”, ku të huajt njihen me historinë tonë shekullore. Pa dyshim mund të quhet atraksioni më i madh turistik në Shqipëri, si për të huajt ashtu edhe për ne.

Nisur nga kjo Natali dhe Arto janë dy turistë nga Moska e Rusisë të cilët kanë vizituar Krujën dhe kanë dhënë përshtypjen e tyre për këtë vizitë të mrekullueshme

Ata shprehen se ,”ne vijmë nga Moska. Kemi udhëtuar nëpër Shqipëri përreth një javë. Ishim në Ksamil, pastaj shkuam në Gjirokastër, Berat dhe tani jemi këtu në Krujë, një vend shumë i veçantë sepse bujtina ku ne qëndruam nuk ishte një hotel apo restorant, por një biznes i menaxhuar nga një familje. Mikpritësit ishin shumë bujarë me vizitorët, madje neve na thanë se ishim rusët e parë që e kishim vizituar këtë vend. Kjo gjë na u duk shumë e çuditshme dhe ne dëshirojmë ta ndryshojmë këtë mentalitet, sepse gjatë qëndrimit tonë ne Shqipëri, ne ramë në dashuri me ketë vend, me ushqimin, me njerëzit dhe rakinë e bërë vetë, me bukuritë e tij ka sepse ky vend është i mrekullueshëm”.

Turistët nga Moska bën gëzuar me raki dhe u shprehën se ,” konstatuam se të gjitha stereotipet që kemi dëgjuar në Rusi mbi Shqipërinë nuk janë të vërteta. Duam që bashkatdhetarët tanë ta vizitojnë këtë vend dhe të zgjerojnë itinerarin e destinacioneve të zakonshme e mos të udhëtojnë vetëm nëpër destinacione si Europa, sepse ka shumë bukuri për t’u parë dhe shijuar përtej këtyre vendeve. Kjo është dita jonë e fundit në Shqipëri dhe jemi shumë të lumtur që qëndruam këtu këto gjashtë ditë”,përfunduan ata. /a.a/ /sm/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestivali i balonave, për herë të parë në Shqipëri
Artikulli tjetërVeseli: Kërkesa e opozitës për seancë të jashtëzakonshme, politikisht një absurd