PRISHTINË, 22 gusht/ATSH/- Në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, mëngjesin e sotëm janë krijuar kolona me pritje të gjata.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bën të ditur se edhe sot në Merdarë vazhdojnë pritjet dhe kolonat e gjata.
Fluksi më i madh është në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet në hyrje janë 10 deri në 20 minuta, kurse në dalje janë deri në 3 orë. Kolonat e gjata në këtë pikë kufitare arrijnë mbi 1 kilometër në dalje.
Pritje deri në 1 orë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Ndërsa, në Vërmicë pritjet janë prej 30 deri në 40 minuta./k.s/























