Ballina Lajme nga Vendi

Real Madrid kërkon me ngulm belgun Hazard

TIRANË, 22 Gusht /ATSH/ -E ardhmja e mesfushorit Eden Hazard tek Chelsea mbetet në dyshim.

Ylli belg nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë kontratën me londinezët.

Sipas “The Sun”, Chelsea është e gatshme t’i ofrojë Hazardit një kontratë pesëvjeçare, me pagë javore në vlerën 335.000 euro, por ai po heziton ta nënshkruajë marrëveshjen e re.

Interesim për Hazardin ka shprehur Real Madrid.

27-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, radhë të gjata në pikëkalimin me Serbinë
Artikulli tjetërMartial zgjedh klubin e së ardhmes