Ballina SPORT

Martial zgjedh klubin e së ardhmes

TIRANË, 22 Gusht /ATSH/ -Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”.

Agjenti i Martial insistonte gjatë verës se francezi dëshiron të largohet nga Manchester United, por tashmë ka ndryshuar gjithçka.

“Pasi mendova për të gjithë faktorët dhe mundësitë, Anthony dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi”, kishte thënë ai.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se Martial tashmë dëshiron të mbetet tek Manchester United.

Kujtojmë që për Martial janë interesuar PSG, Juventusi dhe Barcelona.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReal Madrid kërkon me ngulm belgun Hazard
Artikulli tjetërSHBA- Ish-shefi i fushatës së Trump shpallet fajtor për evazion fiskal