TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Investimet për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore janë prioritet i Bashkisë së Patosit, e cila po vijon me intesitet punën për garantimin e kushteve në shkolla.
Punonjësit e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes Urbane dhe Rurale po punojnë me intesitet, në shkollën “Muhamet Shehu”, në mënyrë që viti shkollor të nis me kushte të përmirësuara.
Me qëllim ndryshimin e infrastrukturës arsimore dhe modernizimin e kushteve të edukimit për nxënësit, qeveria ka vendosur të rikonstruktojë 58 shkolla në të gjithë vendin.
Vlera totale e financimit shkon në masën e 412,904, 393 lekë, dhe ky buxhet i dedikohet vetëm shkollave për rikonstruksion, jo ndërtimit të shkollave të reja në mënyrë që të përmbyllen më shumë nevojat që shkollat kanë aktualisht.
Konkretisht në Patos nga ky fond përfiton projekti për rikonstruksionin e shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Ndërsa në rang Qarku (Fier) përfitojnë edhe 7 shkolla të tjera.
/m.m/


















