Ballina Kulturë

Muzika shkodrane zbret në Amfiteatrin e Tiranës

TIRANË, 20 gusht/ATSH/-Zërat e mëdhenj të Shkodrës vijnë në skenën e Amfiteatrit të Tiranës më 23 gusht, me koncertin “Karajfilat e Shkodrës”.

Legjendat e muzikës qytetare Mukades Çanga, Myfarete Laze, Bujar Qamili e Bashkim Alibali vijnë së bashku me artisët e rinj të qytetit për të sjellë një mbrëmje të paharrueshme për publikun artëdashës. Nën koreografinë e Aldo Nikës dhe Drejtimin artistik të Andi Unazës, do të interpretojnë dhe orkestra e grupi i valleve të qytetit së bashku me grupin “Karajfilat e Shkodrës”.

Ky aktivitet vjen si një bashkëpunim mes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit  së bashkisë së Tiranës dhe  shoqata kulturore TVSH-së. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestime për mirëmbajtjen e shkollave në Patos
Artikulli tjetërFoto/ Parku Divjakë-Karavasta, tërheqje për turistët e vëzhgimit