Ballina Lajme nga Vendi

Foto/ Parku Divjakë-Karavasta, tërheqje për turistët e vëzhgimit

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta po tërheq çdo ditë e më shumë turistët e vëzhgimit.

Ky park është një zonë e mbrojtur që përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore.

Në këtë galeri fotosh pasyqrohet vetëm në pjesë nga fauna e pasur e këtij ekosistemi.

Parku është shpallur si zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë me rëndësi ndërkombëtare sipas Konventës së Ramsarit, që nga viti 1995.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta gjendet 90 km nga kryeqyteti i Tiranës, 60 km nga Durrësi qyteti-port më i madh, dhe 80 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i vetëm në Shqipëri.

Ai kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në Lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim.

Zona e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta është zona më e rëndësishme komplekse e Shqipërisë për sa i përket biodiversitetit./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzika shkodrane zbret në Amfiteatrin e Tiranës
Artikulli tjetërARABI SAUDITE – Pelegrinët myslimanë fillojnë haxhin në malin Arafat