Ballina Bota

BERLIN – Marrëveshje mes Gjermanisë dhe Greqisë për çështjen migratore

BERLIN, 17 gusht /ATSH-AFP/ – Berlini njoftoi sot se ka arritur një marrëveshje me Greqinë në mënyrë që kjo e fundit të rimarrë migrantët e vendosur në Gjermani, të cilët janë regjistruar fillimisht në territorin grek, një javë pas arritjes së dakordësisë me Spanjën.

”Arritëm një marrëveshje me Greqinë”, njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme në një konferencë të rregulltë për shtyp, pa dhënë më shumë detaje.

”Me Romën, negociatat janë në një  fazë shumë të avancuar. Ne nisemi nga parimi se do të arrihet gjithsesi një marrëveshje”, shtoi ajo.

Greqia dhe Italia janë dy shtetet ku zbarkojnë shumica e azilkërkuesve në Europë.

Roma deri më tani është treguar e rezervuar, duke kërkuar fillimisht një forcim të kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së përpara çdo marrëveshje për migrantët që ndodhen tashmë në territorin europian./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakISHP: Shqipëria e pastër, asnjë rast të virusit “Ethja e Nilit Perëndimor”
Artikulli tjetërPublikohet projekti për restaurimin e Kalasë së Shkodrës