Poeti shqiptar Agim Vinca, në Edicionin e 3-të të Festivalit të Poezisë në Palestinë

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Poeti i njohur shqiptar Agim Vinca, do të marrë pjesë në Edicionin e Tretë të Festivalit të Poezisë në Ramallah me titullin “Zëra të Gjallë… Nga Mesdheu në Mesdhe”.

Palestina hap për të gjithë të apasionuarit e Detit Mesdhe, siparin e Edicionit të Tretë të Festivalit të Poezisë në Ramallah me titullin “Zëra të Gjallë… Nga Mesdheu në Mesdhe”.

Ambasada e Shtetit të Palestinës në Tiranë përshëndet pjesëmarrjen e poetit shqiptar Agim Vinca në këtë festival, i cili do të mbajë gjithashtu 6 takime poetike në disa qytete të Palestinës./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.