LONDËR, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Personi i arrestuar nga policia britanike pasi përplasi makinën që po drejtonte në barrierat e sigurisë të Parlamentit në Londër, dyshohet të jetë sulm terrorist, deklaroi Scotland Yard.
Personi i dyshuar është rreth moshës njëzet vjeç. Sulmi shkaktoi disa të plagosur, por fatmirësisht asnjë në rrezik për jetën, ndërsa hetimi është marrë në ngarkim nga policia anti-terroriste.
Seksioni anti-terrorist i Scotland Yard po udhëheq hetimin e sulmit para Parlamenit në Londër.
Me anë të një postimi në Twitter policia njoftoi se komanda e policisë metropolitane po drejton hetimin e incidentit të Westmisnter./
/v.b/























