Ballina Kosova

Prizreni, parking publik për makinat

PRISHTINË, 14 gusht/ATSH/ – Prizreni nga sot ka parkingun e parë publik me kapacitet për 100 makina, prapa Shtëpisë së Bardhë.

Për shkak të afërsisë nga qendra historike, parkingu do të shërbejë veçanërisht për vizitorët dhe bizneset e Çarshisë së Bazhdarhanes, duke zbutur kështu një problem shumë të theksuar për zhvillimin e turizmit dhe të biznesit  për 400 dyqane që veprojnë në këtë zonë.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bëri të ditur se “deri në fund të vitit, kemi parashikuar që parkimi në këtë vend të jetë falas për 3 orë, ndërsa në të ardhmen do të caktohet një tarifë, gjithsesi shumë e volitshme”.

Në të ardhmen, shtoi ai, në këtë vend planifikojmë të ndërtojmë një parking nëntokësor për 400 automjete, gjë që do të bënte një zgjidhje të përhershme për vizitorët në këtë zonë. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Shembet mbikalimi në autostradën A10 në Gjenova
Artikulli tjetërLONDËR – Antiterrori udhëheq hetimin e sulmit ndaj Parlamentit, dyshohet për akt terrorist