UASHINGTON, 9 gusht /ATSH-AFP/ – Parashikuesit amerikanë presin këtë vit edhe më pak uragane në Atlantik dhe Karaibe, një lajm disi qetësues në këtë sezon veror shënuar nga zjarret apokaliptike në Kaliforni.
Këto parashikime të reja krijojnë idenë e një periudhë më të qetë pas një 2017 kur disa uraganë shkatërruan territore të shumta në Karaibe por edhe në SHBA, ku dëmi rekord arriti në 306 miliardë dollarë.
”Kushtet në oqean dhe atmosferë do të kombinohen për krijimin e një sezoni uraganesh në Atlantik më pak aktiv se ai ishte parashikuar fillimisht në muajin maj’’, njoftoi Agjencia amerikane Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).
Ekspertët parashikojnë tani formimin nga nëntë deri në trembëdhjetë stuhi që mund të arrijnë një intensitet fuqie që justifikon vënien e një emri./
/v.b/






















