Ballina SPORT

FUTBOLL- Marcelo te “Juventus”?

TIRANË, 9 gusht/ATSH-Edison Caushi/ – Marcelo mund të jetë një tjetër lojtar që do të braktis La Ligën për t’u transferuar në Seria A, nëse Cristiano Ronaldo futet në veprim.

Sipas “Tuttosport” Macelo shikohet si njeriu ideal për t’u bashkangjitur portugezit Ronaldo në Torino, ku bëhet me dije se Ronaldo i tregon këtij të fundit rreth ambientit pozitiv që ka në kampin bardhezi.

Kjo sipas “Tuttosport” e ka bërë Marcelon kureshtar për të luajtur ne radhët e “Zonjës së Vjetër”.

Pas zërave për largimin e Alex Sandro, “Juventusit” i duhet një lojtar i të njëjtit kalibër për ta zëvendësuar dhe Marcelo është një nga alternativat.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Parashikohen më pak uragane në 2018 në Atlantik
Artikulli tjetërGjermani – Shpallet gjendja e jashtëzakonshme nga zjarret