Ballina Lajme nga Vendi

Foto-Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

TIRANË, 9 gusht/ATSH/-Qendra e Shëndetit të Gruas, sallat e obstetrikës dhe ambientet pritëse të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, janë transformuar falë investimeve të qeverisë në sektorin e shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar se çdo ditë po vijon puna për transformimin e spitaleve në të gjithë Shqipërinë, duke nënvizuar rëndësinë e sigurimit të infrastrukturës së duhur veçanërisht për maternitetet. Sipas Manastirliut, kur këto ndryshime vijnë në vendin ku lind jeta(maternitet), këto të fundit kanë më shumë vlerë.

Ndërkaq, 80 qendra shëndetësore në mbarë vendin do të rikonstruktohen brenda vitit 2018. Në investimet e qeverisë shqiptare në sektorin e shëndetësisë, për vitin 2018 janë përfshirë rikonstruksioni i 4 qendrave shëndetësore në Shkodër; 2 qendrave në Kukës; 2 qendrave në Lezhë; 1 qendre në Dibër; 6 qendrave në Durrës; 16 qendrave në Tiranë; 7 qendrave në Elbasan; 12 qendrave shëndetësore në Fier; 5 në Berat; 6 në Korçë; 8 qendra në Gjirokastër dhe 11 qendra shëndetësore në Vlorë. /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 10 mijë biznese të reja dhe 38 mijë vende pune
Artikulli tjetërBill Clinton arrin miliona shitje nga libri “Presidenti është i zhdukur”