Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA rivendos sanksionet kundër Iranit

UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-AFP/ – SHBA-ja rivendosi sot sanksione të ashpra ekonomike kundër Iranit, që ishin hequr pas marrëveshjes historike për programin bërthamor të arritur në vitin 2015 me fuqitë e mëdha dhe dënuar në muajin maj nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Vala e parë e sanksioneve amerikane, që hynë sot në fuqi, synon transaksionet financiare dhe importin e lëndëve të para, si dhe sektorin e automjeteve dhe aviacionit tregtar./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/8/2018
Artikulli tjetërFestivali Veror i Ohrit, Shqipëria përfaqësohet nga tre artistë të talentuar