Ballina Bota

NJU JORK – OKB kërkon lehtësimin e ndihmës humanitare për Korenë e Veriut

NJU JORK, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi dje një tekst të hartuar nga SHBA-ja që synon të sigurojë se sanksionet e ashpra kundër Koresë së Veriut nuk do të pengojnë livrimin e ndihmës humanitare për këtë vend të veçuar.

“Në Korenë e Veriut, 10 milionë persona, rreth gjysma e popullsisë, janë të kequshqyer”, sipas zyrtarëve të OKB-së duke njoftuar për një rënie të prodhimit të ushqimit vitin e kaluar.

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara përcaktojnë mirë se sanksionet nuk duhet të prekin ndihmën humanitare, por organizatat theksojnë se tregtia strikte dhe masat bankare krijojnë pengesa burokratike dhe ngadalësojnë qarkullimin e furnizimit me ushqimet bazë.

SHBA-ja propozoi muajin e kaluar direktiva të reja për të autorizuar grupet humanitare dhe agjencitë e OKB-së të marrin sa më shpejt përjashtime nga komiteti i sanksioneve që mbikqyr aplikimin e tyre./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Shtëpia e Bardhë: Regjimi iranian kërcënim për SHBA-në
Artikulli tjetërAmbasadori Muça me kryebashkiakun e Vankuverit për bashkëpunim në fushën e turizmit