Ballina Bota

UASHINGTON – Shtëpia e Bardhë: Regjimi iranian kërcënim për SHBA-në

UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-ANSA/ – Irani ka shfrytëzuar sistemin financiar global për të financuar terrorizmin dhe për të nxitur regjimet e pamëshirshme, për të destabilizuar rajonin dhe për të abuzuar me të drejtat e popullit të tij “, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Regjimi iranian vazhdon të kërcënojë SHBA-në dhe aleatët e saj”, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh dje i hapur për një marrëveshje të re bërthamore me regjimin iranian duke konfirmuar rivendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Teheranit, që e akuzon për destabilizim të Lindjes së Mesme. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – ”Huawei”, ”ujku” kinez që rrëzoi nga froni ‘’Apple”
Artikulli tjetërNJU JORK – OKB kërkon lehtësimin e ndihmës humanitare për Korenë e Veriut