Ballina Aktualitet

Gjermania, mbështetje për një turizëm gjithëvjetor në Pogradec

TIRANË, 4 gusht/ATSH-Maela Marini/ Deputeti i Bundestagut gjerman, Volkmar Klein, anëtar i partisë CDU vizitoi Pogradecin, ku premtoi bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencash në fushën e turizmit 4-stinorë si dhe menaxhimit e ndarjes administrative.

Deputeti gjerman zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, ku foli për punësimin e të rinjve, si dhe rolin dhe ndikimin e fondacioneve për zhvillimin ekonomik e social tek qytetarët e Pogradecit.

Edhe pse Klein e kishte vizitën e parë në Shqipëri ai zgjodhi Pogradecin si destinacion të preferuar, ndçërsa u shpreh i impresionuar me bukuritë e liqenit dhe Drilonit.

/m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHyjnë në fuqi procedurat e reja për mbrojtjen e pronësisë industriale
Artikulli tjetërNumri i nxënësve të diplomuar në arsimin 9-vjeçar u rrit me 1.4%