Ballina Bota

TURQI – ICBC miraton kredinë prej 3,6 miliardë dollarësh

ANKARA, 27 korrik /ATSH-AA/ – Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës (ICBC) ka miratuar një paketë kreditore 3,6 miliardë dollarë për sektorin turk të energjisë dhe transportit, deklaroi ministri turk i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak.

“Është kompletuar pakoja përfundimtare e institucioneve financiare kineze e vlefshme 3,6 miliardë dollarë, për sektorët privat, institucionet publike dhe bankat”, shkroi Albayrak në llogarinë e tij në Twitter.

Ministri Albayrak i quajti si “frytdhënëse” negociatat gjatë vizitës së tij në Kinë në muajin maj, ku kishte vizituar më shumë institucione në mesin e të cilave edhe ICBC-në.

ICBC Turkey është banka e parë kineze që ka filluar punën në Turqi, pasi paraprakisht në vitin 2015 bleu shumicën e aksioneve të një banke vendase./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Zjarret në pyjet e Kalifornisë jashtë kontrollit
Artikulli tjetërFUTBOLL – Pjaniç: E ardhmja ime? Jam shumë mirë te Juventusi