Ballina SPORT

FUTBOLL – Pjaniç: E ardhmja ime? Jam shumë mirë te Juventusi

TORINO, 27 korrik /ATSH-ANSA/ – E ardhmja ime? Duhet ta kërkoni te Juventusi, unë jam duke luajtur për t’u përmirësuar gjithmonë, theksoi Miralem Pjaniç për Sky Sports.

‘’Kam lexuar pak nga të gjitha dhe shumë gjëra më bëjnë të qesh. Unë jam i qetë, jam shumë mirë te Juventusi. Shitblerja e futbollistëve kështu është, herë interesante, herë jo’’ theksoi futbollisti.

Rritja e Pjaniç në  dy vitet e fundit është e konsiderueshme në  një pikë që arrin 100 milionë duke u bazuar në kërkesën e Juventusit.

‘’Besoj se jam rritur, por nuk jam unë që e vlerësoj, jam shumë i lumtur për çka kam bërë në dy sezonet e fundit dhe kam një raport të shkëlqyer me trajnerin’’, theksoi Pjaniç./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – ICBC miraton kredinë prej 3,6 miliardë dollarësh
Artikulli tjetërKreu i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka në sitën e Vetingut