TIRANË, 27 Korrik/ATSH/- Prokurori i ri i Tiranës, Dritan Rreshka, i emëruar pak kohë më parë, po përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK).
Trupi gjykues që po shqyrton dosjen e Rreshkës përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleva Çiftja.
Komisioni ka lexuar raportin paraprak sipas të cilit, Dritan Rreshka ka bërë deklarim të pasaktë pasurie. Sipas KPK është duke u hetuar pasuria e personave të afërt me Rreshkën.
Drejtuesi i Komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme zotëron dy katet e një banese të ndërtuar me të ardhurat nga puna dhe nga emigracioni. Sipas raportit të KPK, për këtë ka mospërputhje të sipërfaqes me vlerën. Rreshka nga ana tjetër deklaron të ardhura nga emigracioni 2. 8 mln lekë dhe ka paraqitur shpjegime dhe prova që po vlerësohen nga komisioni i përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari. /a.g/




























