Ballina Bota

SHBA – Zjarret në pyjet e Kalifornisë jashtë kontrollit

UASHINGTON, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Një person humbi jetën pas një zjarri që përfshiu pyjet në veri të Kalifornisë, që ka shkaktuar gjithashtu evakuime të shumta, njoftuan sot autoritetet.

Zjarri, i quajtur “Carr”, përfshiu qytetin e Redding.

Ai është ende jashtë kontrollit të zjarrfikësve.

“Viktima ishte një drejtues buldozeri që po luftonte me zjarrin”, theksoi Bret Gouvea, komandant në departamentin kalifornian të pyjeve dhe mbrojtjes kundër zjarreve./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTUDIM – Vala e të nxehtit në Europë shenjë e ngrohjes klimatike
Artikulli tjetërTURQI – ICBC miraton kredinë prej 3,6 miliardë dollarësh