Ballina Aktualitet

Instituti i Gjeoshkencave: Shqipëria nuk kërcënohet nga zjarret

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ – Nisur nga zjarret e fundit në Greqi, ku shumë persona humbën jetën, Instituti i Gjeoshkencave ka dalë me një njoftim ku sqaron se Shqipëria nuk kërcënohet nga zjarret këtë verë dhe kjo për faktin se vendi është dominuar nga masa ajrore të paqëndrueshme.

“Territori i Shqipërisë pritet të përshkohet nga rryma ajrore më të lagështa në krahasim me vlerat normale të gushtit në vite dhe temperaturat gjithashtu pritet të jenë deri në 2-3 gradë më të ulëta se temperaturat normale të muajit ndër vite”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

Përveç Greqisë edhe disa vende të Europës si Britania e Madhe apo Suedi zjarret në pyje janë bërë mjaft shqetësues, duke u bërë alarmante dhe kërcënuese për jetën./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROMË – Macron: Asnjë marrëveshje pa sinjale pozitive nga SHBA
Artikulli tjetërVeliaj i jep “Çelësin e Qytetit” këngëtares me origjinë shqiptare, Eleni Foureira