ROMË – Macron: Asnjë marrëveshje pa sinjale pozitive nga SHBA

ROMË, 27 korrik /ATSH-ANSA/-  Nuk jam në favor të një marrëveshje të gjerë tregtare me SHBA pasi duhen sinjale të qarta mbi temat e tarifave mbi çelikun dhe aluminin mbi të cilat janë aplikuar taksa të paligjshme Amerikan, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron duke iu përgjigjur pyetjes mbi takimin midis Donald Trump dhe Jean-Claude Juncker.

“Nuk jam në favor që bujqësia të hyjë në këto debate dhe asnjë standard europian nuk duhet jetë i cënuar dhe i prishur përsa i përket temave ambientale, ushqimore dhe sanitare”, shtoi Macron, në krah të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.

”Debati mes presidentit të SHBA dhe atij të Komisionit Evropian mund të jetë i dobishëm  nëse arrin të largojë tensionet”, u shpreh Macron./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.