TIRANË, 26 korrik /ATSH/- Sipërmarrjet e vogla e të mesme, ose siç njihen ndryshe SME-të, konsiderohen një burim i rëndësishëm në rritjen e ekonomisë së vendit, duke krijuar vende pune dhe kontribuar në rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto dhe të eksporteve.
Sipas institutit të statistikave 55.5% e ekpsorteve shqiptare janë realizuar nga SME-së.
Ndërkohë që siç raportin INSTAT, eksportet në 6-mujorit të parë u rritën me 18.3%, krahasuar me një vit më parë.
“Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 158 miliard lekë, duke u rritur me 18.3%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 309 miliardë lekëve, duke u rritur me 4.7 %, krahasuar me një vit më parë”, thuhet në raportin e INSTAT-t.
Kontributi i SME-ve në ekonomi, raportohet edhe nga institucione ndërkombëtare. Sipas Eurostat, 98% e kompanive që tregtojnë mallra brenda Bashkimit Europian, janë sipërmarrje të vogla e të mesme. e.xh/ j.p/























