Ballina Lajme nga Vendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli

TIRANË, 25 Korrik /ATSH/ -Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli.

Ai ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit në të tre shtyllat e Vetingut.

Pas verifikimeve të thelluara, KPK arriti në konkluzionin se gjyqtari është i përshtatshëm për të kryer detyrën.

/gj.mima/ j.p

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKantieri i rrugës së Vlorës, projekti që po kthehet në realitet
Artikulli tjetërGREQI – Qeveria vë në zbatim planin e menaxhimit të humbjeve njerëzore