Ballina Aktualitet

Vetingu, Rama: Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan drejtësinë

TIRANË, 24 Korrik /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për situatën e krijuar në sistemin e drejtësisë pas Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, duke theksuar se vendi nuk po mbetet pa gjykata të sipërme, por po operohen organizmat e kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë.

Kryeministri shton se rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti.

“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

Ndërsa dje kryeministri Rama në një tjetër reagim në Facebook u shpreh se, “Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë!Loja mbaroi.Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi”.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Djepi bosh i Kushtetueses për të mbrojtur grabitjen e Teatrit
Artikulli tjetërPër herë të parë, Rezolutë për Diasporën