Ballina Aktualitet

Basha: Djepi bosh i Kushtetueses për të mbrojtur grabitjen e Teatrit

TIRANË, 24 Korrik /ATSH/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në Facebook, ndaj deklaratave të Kryeministrit Rama për Reformën në Drejtësi.

“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar”, thekson Basha.

‘Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë”, shkruan Basha.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLigji antimafia, sekuestrohen dy gomone
Artikulli tjetërVetingu, Rama: Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan drejtësinë