Ballina Bota

GJERMANI – Operacion gjigant kundër kriminalitetit libanez

BERLIN, 20 korrik /ATSH-ANSA/ – Një operacion gjigant i policisë gjermane çoi sot në konfiskimin e 77 pronave në Berlin dhe në Brandenburg, pjesë e një klani kriminal libanez duke vënë nën hetime 16 persona me akuzën për pastrim parash, sipas Prokurorit  të Shtetit, Joerg Raupach.

”Puzzle’’ i këtij operacioni është se hetuesit arritën të provojnë se paratë e përdorura për të blerë këto pasuri të paluajtshme vijnë nga një goditje spektakolare në bankë në vitin 2014, ku më shumë se nëntë milionë euro janë vjedhur nga qindra kasaforta të një degë banke  kursimesh në kryeqytet.

”Ky është një nga operacionet më të mëdha të hetimit që ka ndodhur ndonjëherë. Vëllai i papunë i një prej autorëve të bankës së grabitur, filloi të blejë në seri pasuri të patundshme”, theksoi prokurori Joerg Raupach.

Nga këtu u ndërmor një hetim “gjigant”, siç përcaktohet nga prokurori i Shtetit, Bernhard Mix, një hetim që përfshinte disa persona dhe hetime midis Gjermanisë dhe Libanit./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami “100 Fshatra”, roli i bashkive i rëndësishëm në përcjelljen e informacioneve
Artikulli tjetërIdentifikim i projekteve për zhvillim të zonave rurale