Ballina Bota

FINLANDË – Trump dhe Putin mbërrijnë në Helsinki

16 korrik /ATSH-AFP/ – Donald Trump dhe Vladimir putin mbërritën sot në Helsinki për një samit shumë të pritur ndërkohë që janë rritur mosmarrëveshjet mes dy krerëve të Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit.

Miliarderi i furishëm amerikan, në pushtet prej 18 muajsh, ka shfaqur shpresën për të lidhur një marrëdhënie personale me ish-oficerin e KGB-së, që mban pushtetin në Rusi që prej vitit 2000.

Megjithatë është e vështirë të parashikohet se çfarë sjellje do të përshtasë kreu i Shtëpisë së Bardhë i famshëm për provokimet e tij.

Nga Siria tek Krimeja, shumë diplomatë dhe analistë kanë frikë se ai do t’i bëjë shumë lëshime kreut të Kremlinit.

“Është diçka e mirë të takohesh. Besoj tek takimet”, deklaroi për CBS-në Trump duke garantuar gjithashtu se pritshmëritë janë të limituara.

“Situata e marrëdhënieve dypalëshe është shumë e keqe. Ne duhet të fillojmë t’i rivendosim”, theksoi këshilltari i Putinit, Juri Ushakov. /G.S/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Ndalohen 4 036 migrantë dhe arrestohen 105 trafikantë
Artikulli tjetërBM – May njofton prodhimin e një avioni të ri luftarak në bashkëpunim me Italinë