Ballina Aktualitet

Foto/ Lagjet e Tiranës ku po vijon rehabilitimi i rrugëve

TIRANË, 11 korrik/ATSH/- Bashkia e Tiranës po vijon rehabilitimin e rrugëve brenda të gjitha lagjeve të kryeqytetit.

Kështu, aktualisht po vijon puna në bllokun e rrugëve “Qemal Stafa”, “Rruga e Dibrës” dhe rruga “Bardhyl”. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur se punimet po ecin me hapin e duhur, ndërsa ka vënë në dukje se ende ka punë për të bërë.

“Kemi ende punë për të bërë, në bllokun e rrugëve “Qemal Stafa”, “Rruga e Dibrës” dhe “Rruga Bardhyl”, por, po ecim me hapin e duhur.  Pak nga pak, çdo ditë, po përparojmë brenda të gjitha lagjeve të Tiranës. Forca”, shkruan Veliaj në rrjetin social “Facebook”.

z.tosku//m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak6 projekte për programin “100 fshatrat” nga studentët e Arkitekturës
Artikulli tjetërPNUD vijon mbështetjen e forcimit të qeverisjes vendore në Shqipëri