Ballina Kulturë

FOTO- IMK, inspektime në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

TIRANË, 7 korrik/ATSH/.- Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës realizuan ditët e fundit një inspektim në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ku kryen verifikime, si dhe kontrollin e gjendjes ekzistuese të 3 fragmenteve Muri i Temenosit, Muri i Stoas dhe Muri rrethues i kompleksit të Manastirit.

Sipas IMK-së, gjendja aktuale e tre fragmenteve paraqitet jo e mirë, pasi, përgjatë vitit të fundit, janë vënë re spostime të konsiderueshme nga vertikaliteti i gurëve formues të tyre.

“Pas përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm, specialistët do të vijojnë me hartimin e projekteve të restaurimit”, bën të ditur IMK-ja.

Apolonia në Fier është një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike.

Vetëm gjatë muajit maj të këtij viti Parku Arkeologjik i Apolonisë u vizitua nga mbi 8100 turistë, prej të cilëve rreth 3500 janë të huaj./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasa shtesë në pikat e kalimit kufitar për evitimin e radhëve
Artikulli tjetërNënstacion i ri elektrik në Orikum