Uruguaj-Francë hap siparin e çerekfinaleve

TIRANË, 6 Korrik /ATSH/ – Botërori “Rusi 2018” tashmë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë dhe rrethi i pretendentëve është ngushtuar në vetëm 8 skuadra, të cilat do të përplasen në fazën çerekfinale.

Emocionet e sfidave çerekfinale do të nisin këtë të premte, në orën 16:00, në “Nizhni Novgorod”, ku Franca përballet me Uruguain, në një duel të luftuar, ku edhe pse nisen si favoritë “gjelat” nuk mund të marrin asgjë si të mirëqenë.

Pas entuziazmit për eliminimin e Argjentinës dhe paraqitjen e shkëlqyer të djaloshit të artë Kilian Mbappe, skuadra e Deschamps është një prej kandidateve për titullin botëror, ndërsa në favor të tyre është edhe dëmtimi i Edinson Cavanit, një prej “yjeve” të Uruguait, që rrezikon të mos luajë. Vëmendja kryesore në këtë sfidë shkon për talentin e bluve Kylian Mbabe, që është lojtari i dytë më i ri që ka shënuar në historinë e Botëorit, pas të madhit Pele.

Statistikat e përplasjeve direkte nuk flasin në favor të Francës, që ka fituar 1, barazuar 4 dhe humbur 3 herë ndaj Uruguait, me golaverazh të përgjithshëm 4/8. Në takimet që i përkaisn finaleve të Botërorit Franca nuk ka fituar asnjë ndeshje, duke barazuar 2 dhe humbur 1 herë.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.