Ballina Bota

SHKUP – Zaev: Referendumi për emrin në vjeshtë

SHKUP, 6 qershor /ATSH-MIA/ – Referendumi për emrin e Maqedonisë do të zhvillohet më 23 ose 30 shtator ose më 7 tetor dhe qëllimi është që të përfundojnë të gjitha detyrimet e planifikuara deri më 15 janar, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT.

Ai shpjegon se referendumi do të ketë një karakter të detyrueshëm, do të pranohet nga të gjithë, madje edhe nga presidenti Ivanov. Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me afatet për palën maqedonase Zaev thotë se qëllimi i vendosur është 15 janari.

Zaev shpjegon se pas Samitit të NATO-s më 12 korrik, debati mbi referendumin do të hapet më 23 shtator, 30 shtator ose 7 tetor dhe pastaj do të ketë një periudhë prej tre muajsh për ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri i Maqedonisë shpreh bindjen e tij se referendumi do të jetë i suksesshëm sepse “qytetarët tanë duan miqësi me Greqinë dhe duan integrim me BE dhe NATO” dhe i zbulon pyetjet e mundshme./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Hyjnë në fuqi taksat e reja për produktet kineze
Artikulli tjetërUruguaj-Francë hap siparin e çerekfinaleve