Ballina Bota

KORE E VERIUT – Pompeo mbërrin në Phenian për çështjen bërthamore

UASHINGTON, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti sot në Phenian ku shpreson të marrë më shumë saktësime në lidhje me denuklearizimin pas samitit historik mes kreut koreanoverior, Kim Jong Un dhe presdentit amerikan, Donald Trump.

Siaps një grupi gazetarësh, shefi amerikan i diplomacisë u prit në mbërritje nga homologu i tij, Ri Yong Ho si dhe nga krahu i djathtë i numrit një koranoverior, Kim Yong Chol.

Disa javë më parë në median amerikane kishin dalë informacione se Pheniani nuk po i përmbahet paktit të denuklearizimit duke zhvilluar baza të fshehta për vazhdimin e programit bërthamor. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUruguaj-Francë hap siparin e çerekfinaleve
Artikulli tjetërAKU intensifikon kontrollet, dyfishohet numri i analizave për inputet bujqësore