Vetting-u, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Alma Brati

TIRANË, 5 korrik/ATSH/.- Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati, kaloi me sukses Vetting-un duke u rikonfirmuar në detyrë.

Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Pamela Qiko dhe Lulzim Hamitaj vlerësoi pozitivisht tre komponentët e vettingut kundrejt pasurisë, figurës dhe aftësisë profesionale.

Në raportin e ILDKPKI-së, thuhej se Brati nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ishte në konflikt interesi. KPK pas hetimit për pasurinë e gjyqtares nuk ka konstatuar fshehje pasurie, gjë që përkonte me raportin e ILDKPKI-së.

Seanca dëgjimore për Bratin u zhvillua në KPK një ditë më parë, ndërsa gjyqtarja kërkoi rikonfirmimin në detyrë./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.