Ambasadorja gjermane: Mbështetje Shqipërisë në luftën kundër krimit edhe pse do të ketë opozitë

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ – Gjermania mbështet Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz e pranishme në aktivitetin “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe Sfida” u shpreh se “një çështje ku po bashkëpunojmë ngushtësisht është lufta kundër krimit të organizuar”.

“Duhet kurajo, guxim dhe e vetmja gjë që mund të bëjë Gjermania është të mbështesë dhe inkurajojë policinë shqiptare që të vijojë luftën ndaj krimit të organizuar edhe pse do të ketë opozitë ndaj kësaj gjëje”, – theksoi ambasadorja Schutz.

“Gjermania mbështet dhe pret me kënaqësi që të kemi rezultate të tjera të prekshme që janë të rëndësishme, natyrisht edhe në sajë të Shqipërisë. Duhet të tregohet durim që të shohim të gjitha rezultatet që do të çojnë në arrestime dhe dënime të kriminelëve pa përmendur as peshq, as kafshë, as shpendë”, – tha ambasadorja Schutz.

“Gjermania ka bashkëpunuar shumë mirë me Task-Forcën dhe kemi vijuar këtë bashkëpunim për vjedhjet, pasi me Task-Forcën antiskifter kemi pasur rezultate. Kemi një bazë të dhënash që do t’i japë akses qytetarëve shqiptarë për të parë se si sende të ndryshme mund të jenë vjedhur në Gjermani, apo çështje të tjera”, – tha ambasadorja Schutz.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.