Ballina Bota

TURQI – Erdogan sqaron funksionimin e sistemit presidencial të qeverisjes

ANKARA, 22 qershor /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sqaroi sistemin e ri presidencial të vendit, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme dhe presidenciale që zhvillohen të dielën.

“Në sistemin presidencial do të ulim numrin e ministrive në 16”, theksoi Erdogan.

Ai përmendi ministritë që nuk do të prekeshin që do të jenë Ministria e Drejtësisë, e Punëve të Brendshme, e Mbrojtjes, e Arsimit, e Shëndetësisë, e Energjisë dhe Burimeve Natyrore, e Mjedisit dhe Planifikimit Urban, e Kulturës dhe Turizmit, e Rinisë dhe Sporteve, e Thesarit dhe Financave, e Transportit dhe Infrastrukturës, e Punëve të Jashtme, Sociale dhe Familjes, e Bujqësisë dhe Pylltarisë, e Industrisë dhe Teknologjisë dhe ajo e Tregtisë.

Duke theksuar se sistemi i ri duhet të inkurajojë ndarjen e pushtetit, Erdogan theksoi se lidhja mes qeverisë dhe parlamentit do të reduktohet.

“Në sistemin e ri, qeveria do të jetë e autorizuar vetëm për dorëzimin e projektbuxhetit parlamentar. Autorizimi për projektin parlamentar i referohet vetëm parlamentarëve”, theksoi presidenti turk.

Si një reformë tjetër brenda sistemit të ri qeverisë, Erdogan shtoi se do të themelohen katër zyra të rëndësishme.

“Në fazën e parë, katër zyra për burimet njerëzore, investimet, financat dhe transformimin dixhital do të mbajnë një përgjegjësi të madhe në modelin e ri, pasi do të jetë pothuajse stafi më i afërt i presidentit”, theksoi Erdogan.

Ai përmendi gjithashtu ndryshimet në ekonomi sipas modelit të ri.

Të dielën më 24 qershor do të zhvillohen zgjedhjet legjislative dhe presidenciale në mbarë Turqinë. Gjithashtu, më shumë se tre milionë turq që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Në zgjedhjet presidenciale garojnë gjashtë kandidatë, ndërsa në ato parlamentare tetë parti politike./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBrazili fiton kundër Kosta Rikës në kohën shtesë
Artikulli tjetërPlatforma “shqiperiaqeduam.al”, investitori merr zgjidhje pas 8 vitesh