Modeli i fermës shqiptare, të mbjella sipas nevojës së tregut

Modeli i fermës shqiptare, të mbjella sipas nevojës së tregut

Modeli i fermës shqiptare, të mbjella sipas nevojës së treguthttps://ata.gov.al/2018/06/14/modeli-i-fermes-shqiptare-te-mbjella-sipas-nevojes-se-tregut/Dhjetra fermerë të zonës së Shënvlashit janë duke eksportuar shalqirin në Suedi, në Estoni, në Itali, në Poloni, në Zvicër, në Hungari etj. “Ky është modeli i fermës shqiptare, që ne duam ta përhapim në gjithë Shqipërinë, kur flasim për kooperim.” Duke u ndalur në prodhimin shqiptar, ministri Peleshi ka theksuar se ai është brenda normave dhe standardeve dhe që kërkohet dhe pranohet nga tregjet si ato shqiptare dhe nga ato evropiane, madje me çmime shumë të mira.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 14.06.2018

TIRANË, 14 qershor /ATSH/- Gjatë vizitës në qarkun e Durrësit, në zonën e Shënavlashit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi është ndalur në një fermë, që sipas tij është modeli i fermës shqiptare, sepse operon nën konceptin “contract farming”, ku fermerët, grumbulluesi dhe eksportuesi në marrëveshje mes tyre kanë të garantuar shitjen e produkteve që në momentin e mbjelljes.

Ky lloj modeli orienton mbjelljet sipas nevojave të tregut. Në rastin konkret, dhjetëra fermerë të zonës së Shënavlashit janë duke eksportuar shalqirin në Suedi, në Estoni, në Itali, në Poloni, në Zvicër, në Hungari etj.

“Ky është modeli i fermës shqiptare, që ne duam ta përhapim në gjithë Shqipërinë, kur flasim për kooperim.”

Duke u ndalur në prodhimin shqiptar, ministri Peleshi ka theksuar se ai është brenda normave dhe standardeve dhe që kërkohet dhe pranohet nga tregjet si ato shqiptare dhe nga ato europiane, madje me çmime shumë të mira.

Për ministrin, i nevojshëm është ndërgjegjësimi i fermerëve shqiptarë, për të rritur cilësinë, sigurinë ushqimore, por dhe në mbrojtje të imazhit e bujqësisë shqiptare. Eksportet janë përgjigja më e mirë, vetëm në tre-mujorin e parë të vitit 2018 eksportet drejt vendeve të BE janë rritur me 26 %.

Nuk është e vërtetë që të gjithë fermerët tanë përdorin metoda apo substanca të palejuara, natyrisht kudo dhe në gjithë botën ka raste të tilla, por prodhimi shqiptar nuk është një prodhim, që nuk pranohet nga tregu europian. Përkundrazi, pranohet me çmim gjithnjë e më të mirë, shumë konkurrues dhe pa reklamime, apo me shumë pak reklamime.

Nga ana tjetër të rrisin ndërgjegjësimin dhe format e reja të bujqësisë shqiptare. Të rrisim cilësinë, të rrisim sigurinë ushqimore, por dhe ta mbrojmë imazhin e bujqësisë shqiptare, sepse nuk është ashtu siç reklamohet. Nuk janë prodhimet tona “delja e zezë” e prodhimeve të tregut europian. E kundërta është e vërtetë. Vetëm vitin e kaluar eksportet tona drejt tregjeve të Bashkimit Europian, janë rritur me 26 %”, – ka përfunduar ministri Peleshi. /e.xh/ /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.