Ballina Kryesore

Zhvillohet ceremonia e hapjes së Botërorit RUSI 2018

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Kampionati Botëror Rusi 2018, ka filluar me një ceremoni madhështore nën tingujt e kompozitorit të madh rus Çajkovski, para ndeshjes hapëse mes vendit organizator Rusisë dhe përfaqësueses së Arabisë Saudite. Në stadiumin 80 000 vendësh “Luzhniki” të Moskës, ylli ndërkombëtar britanik i popit Robbie Williams performoi me zërin e tij magjepsës këngën “Let Me Entertain You” (Lermë të të argëtoj). Me brohoritje u prit dhe sopranoja e njohur ruse Aida Garifullina, ish-portieri i kombëtares spanjolle Iker Casillas dhe modelja ruse Natalia Vodianova, të cilët paraqitën trofeun e këtij botërori, dhe “fenomeni” brazilian Ronaldo.

Ngjarja më e madhe e futbollit botëror u përshëndet edhe nga Presidenti rus Putin, si dhe nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. /tgcom24//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakModeli i fermës shqiptare, të mbjella sipas nevojës së tregut
Artikulli tjetërARRSH jep lajmin e mirë: Autostrada Tiranë-Durrës do jetë e hapur në fundjavë