ARRSH jep lajmin e mirë: Autostrada Tiranë-Durrës do jetë e hapur në fundjavë

TIRANE, 14 qershor/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë se deri ditën e premte, datë 15 qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e premte, ora 12:00, deri mëngjesin e së hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ditën e Hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja.

ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.