LONDËR, 14 qershor /ATSH-AFP/ – Zbulimi i bitcoin-it në fund të vitit 2017 dhe i disa kriptomonedhave të tjera, mund të ketë lindur nga një manipulim i kurseve të këmbimit, konfirmojnë autorët e një studimi të publikuar sot.
Instrumenti i mashtrimit: “tether”, një kriptomonedhë e zhvilluar nga Bitfinex, një prej platformave kryesore të shkëmbimit. Veçoria e saj është se ka një kurs të palëvizshëm përballë dollarit. Themeluesit e tij u angazhuan se do të shkëmbenin një tether me një dollar.
A do të ketë vallë aq shumë tether në qarkullim sa dollarë në arkat e kompanive lëshuese. Interes për këtë kriptomonedhë? Mund të lehtësohen dhe përshpejtohen shkëmbimet duke përdorur një monedhë virtuale më shumë se një monedhë klasike.
Por, sipas një studimi të publikuar nga John Griffin, profesor i financës në Universitetin e Teksasit dhe Amin Shams, një student i diplomuar, “tether” mund të jetë kryesisht përgjegjëse për rritjen e kursit për kriptomonedhat e tjera si ajo më e njohura, bitcoin, që arriti një vlerë prej 19 500 dollarë në muajin dhjetor, para se të ulej në rreth 6 500 dollarë aktualisht.
Autorët kanë konstatuar gjithashtu se blerjet masive me “tethers” kanë shënuar periudha të rënies së monedhës kryesore virtuale dhe kanë rezultuar me rritje të konsiderueshme të çmimit të bitcoin-it.
Studimi, i realizuar në periudhën mars 2017-mars 2018, përqendrohet në oraret e realizimit të transaksioneve të rëndësishme në tether dhe kriptomonedha të tjera.
“Të paktën 1% e orëve me transaksione të tilla në tethers është shoqëruar me 50% të rritjes së bitcoin-it dhe 64% të kriptomonedhave të tjera”, shtojnë ata./ /ec/ a.jor.






















