TIRANË, 14 qershor/ATSH/ – Mjetet e ushtrisë dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar në terren për të riparuar çdo dëm që la pas dalja nga shtrati i lumit Vjosë dhe rikthimin në normalitet të rrugëve.
Pas riparimit të dëmeve nga përmbytjet e lumit Vjosë në infrastrukturën rrugore në Adë, Peshtan, Muçaj, Kafaraj, Ferras e Çerven, Bashkia e Fierit vijoi punën edhe në Sheq Musalalaj.
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi vlerësoi angazhimin e Forcave të Armatosura, të cilat sipas tij, kanë qenë një mbështetje e madhe që të përfundojë në kohë rekord riparimi i dëmeve që la pas dalja nga shtrati i lumit Vjosë.
Po ashtu, FA janë angazhuar për rikthimin në normalitet të rrugëve./m.m/


























