AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/6/2018

SINGAPOR – Presidenti amerikan, Donald Trump takon kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong një ditë para samitit historik me drejtuesit koreano-verior, Kim Jong Un.

BERLIN (Gjermani) – Takim në Berlin i shefave të diplomacisë ruse, ukrainase, franceze dhe gjermane në përpjekje për të zgjidhur procesin e Minskut në Ukrainë.

VARSHAVË (Poloni) – Manovra të përvitshme trajnuese ”Sabre Strike” drejtuar nga SHBA-ja me 18 000 ushtarë nga 19 vende të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.

LONDËR (Britani e Madhe) – Java e Modës kushtuar koleksioneve të burrave pranverë- verë 2019.

LISBONË (Portugali- Ministri portugez i Financave, presidenti i Eurogrupit, Mario Centeno, dhe kreu i Mekanizmit Europian të Stabilitetit (ESM), Klaus Regling marrin pjesë në një konferencë për të ardhmen e ESM 08H00 ​

BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel pret drejtuesit e institucioneve ekonomike ndërkombëtare si Christine Lagarde e FMN-së dhe Jim Yong Kim të Bankës Botërore.

STRASBURG (Francë) – Seancë e Parlamentit Europian.

ANNECY (Francë) – Festivali Ndërkombëtar i filmit të animuar.

JERUZALEM – Vizitë zyrtare e kancelarit austriak, Sebastian Kurz në Izrael./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.