Hartimi i tezës së Maturës Shtetërore në kushte të larta sigurie, asnjë hapësirë për manipulim

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ – Hartimi tezës së maturës shtetërore realizohen në masa mjaftë të larta sigurie  nga specialistë të MAS, të cilët bllokohen nga çfarëdolloj kontakti qoftë me personat jashtë, por edhe me institucionet deri në hartimin e tyre.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur kushte masa të rrepta për hartimin e tezave të provimit në mënyrë që meritokracia në konkurset e maturës shtetërore të jetë e gradës maksimale.

Për hartimin e tezave, Ministria e Arsimit detajon një plan për mbarëvajtjen e procesit të dhënies së testeve dhe detyra e Qendrës së Shërbimeve, është hartimi i tyre në kushte të rrepta sigurie.

Qendra e Shërbimeve Arsimore, ka si detyrim të vendosi përpara nxënësit testin e përgatitur me pyetje, ndërsa pjesa tjetër e procesit është jo vetëm e Ministrisë së Arsimit por edhe e Drejtorive Arsimore si dhe shkollave, për të garantuar masa dhe monitorim të sigurt të procesit.

Përsa i përket hartimit të tezës finale, një procedurë e cila zgjatë shumë muaj, ajo hartohet nga  specialistë të kualifikuar së bashku me një përfaqësues të MAS duke bërë që ekspertiza e ndërtimit të testit të jetë në duar të sigurta.

Një nga etapat më të rëndësishme dhe kulmore është korrigjimi i provimeve ku Agjencia ka trajnuar dhe certifikuar mësues të cilët përmbushin disa kritere që nga vjetërsia, kualifikimet dhe detyrimisht ata duhet të jenë mësues të arsimit të mesëm, dhe pasi janë trajnuar nga MAS ata janë të certifikuar. Në këtë proces nuk lejohet të ketë mësues të pacertifikuar.

Në gjuhën shqipe llogariten rreth  400  korrigjues dhe janë 5 qendra vlerësimi ku kryesorja ndodhet në Tiranë, më pas është në Shkodër,Fier,Elbasan dhe Korçë.

Edhe pse procesi shpesh herë është përfolur për dalje të parakohshme të testit të provimit, deri tani askush nuk ka depozituar kallëzim penal apo të shfaqi prova për dekonspirimin e këtij procesi./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.