TIRANË, 6 qershor/ATSH/ – Orientimi i të rinjve drejt arsimit dhe formimit porfesional mbetet një ndër objektivat e qeverisë shqiptare.
Në vijim të financimit të projekteve për arsimin profesional u miratua sot marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe KfW-së, për një grant prej 4.5 milionë eurosh për Qendrën Shumëfunksionale në Kamzë.
Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen e financimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Fondi për arsimin e formimin profesional (AFP) dhe punësimin, Qendra Shumëfunksionale në Kamzë”.
Financimi parashikon një grant prej 4.5 milionë eurosh. /m.m/























