Ballina Lajme nga Vendi

Foto/Studentët dhe sportistët në fushën e sporteve të ujërave të rrëmbyeshëm do të certifikohen

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ – Federata Shqiptare e Rafting së bashku me Universitetin e Sporteve të Tiranës nënshkruan për herë të parë Marrëveshjen për Trajnimin dhe Certifikimin e studentëve dhe sportistëve në fushën e rafting, kajaking dhe sporteve të ujërave të rrëmbyeshme.

Çfarë do të mundësojë kjo marrëveshje? 

Për çdo vit akademik do të trajnohen me qëllim punësimi dhe vetëpunësimi rreth 30 të rinj e të reja, të cilët duan të bashkojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre fizike me pasionin për natyrën dhe turizmin.

Gjithashtu, përmes kësaj marrëveshje, do të vendosen standardet e sigurisë dhe profesionalizmit të guidave, të cilat do të ushtrojnë aktivitetin e rafting dhe sporteve të tjera të aventurës.

Marrëveshja midis dy institucioneve hyn në fuqi gjatë muajit qershor 2018 dhe është me afat të papërcaktuar.

Gjithashtu, në mjediset e Universitetit të Sporteve të Tiranës u organizua takimi informues me studentët dhe stafin e praktikës profesionale të Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit në lidhje me trajnimet dhe praktikat mësimore: Jepi turizmit dhe natyrës! Lundro, puno dhe argëtohu. /z.tosku//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Macron kërkon të vazhdojë dialogun me Italinë
Artikulli tjetërSHBA – Banka franceze “Société Générale” gjobitet me 1,34 miliardë dollarë